Gjeorgjia mori në fitore shumë të rëndësishme ndaj Shqipërisë në “Air Albania”. Një fitore që u jep gjeorgjianëve vendin e parë në grupin B1 të Nations League.
Pas këtij triumfi ka folur trajneri i Gjeorgjisë. Willy Sagnol ka deklaruar se sfida me kuqezinjtë ishte shumë e vështirë. Ndër të tjera ka nënvizuar se lojtaret kanë mësuar shumë nga pjesëmarrja në Euro 2024.
“Mendoj se biseda që zhvilluam me lojtarët në pushimin e ndeshjes ishte vendimtare. Në pjesën e parë shumë gjëra nuk ishin mirë, por zhvilluam një bisedë të mirë me lojtarët. Ne u munduam që të korrigjonim gabimet tona dhe luajtëm në mënyrë më agresive në pjesën e dytë, e merituam fitoren.
Kvaratskhelia dëshironte të qëndronte në fushë sa më shumë të ishte e mundur. Kjo tregon atmosferën që ka në skuadër. Tani na ndajnë 4 javë nga ndeshjet e tetorit dhe dëshiroj të ritakohemi pa dëmtime. Dëshira ime e vetme është që të kemi të njëjtën sjellje dhe atmosferë në ekip, vetëm në këtë mënyrë mund të jemi në gjendje të jemi përsëri të suksesshëm.
Lojtarët gjeorgjianë kanë mësuar shumë në Europian, ndeshja e sotme ishte shumë më e vështirë se sa ajo ndaj Çekisë", ka deklaruar trajneri i Gjeorgjisë.