
Italia rikthehet sot të luajë në Nations League kundër një emri si Belgjika. Kombëtarja italiane vjen në këtë përballje pas 2 fitoreve të rëndësishme në muajin e kaluar kundër Izraelit dhe fitorja që spikati më së shumti kundër Francës.
“Azzurrët” kërkojnë që të mbajnë të njëtën vazhdimësi rezultatesh, pas zhgënjimit që sollën në Europian. Në portë pritet të jetë i përhershmi Donnarumma. Në repartin e mbrojtjes pritet të stratojë nga e para Calafiori që po bën paraqitje shumë të kënaqshme me Arsenalin. Ndërsa krahët duken “të blinduara” me Di Marco dhe Cambiaso.
Sulmin pritet t’a udhëheq Retegui. Sulmuesi i Atalantës po kalon një super formë me bergamaskët në ligën italiane ku rezulton top-scoreri i momentit.
Belgjika nga ana tjetër vjen në këtë takim me një mungesë të rëndësishmë si Lukaku. Sulmuesi “i rilindur” nën urdhërat e Antonio Contes nuk do të jetë pjesë e kësaj sfide. Kështu, sulmin do t’a përbëjnë Doku, De Ketelaere dhe Openda. Një treshe sulmuese që pritet t’i hap goxha probleme difensivës italiane.
Formacionet e mundshme për këtë takim janë:
BELGJIKA (3-4-2-1): Casteels; Debast, Faes, Theate; Castagne, Tielemans, Mangala, De Cuyper; De Ketelaere (Trossard), Doku; Openda. Trajner: Domenico Tedesco
ITALIA (3-5-1-1):Donnarumma; Di Lorenzo, Bastoni, Calafiori; Cambiaso, Frattesi, Ricci, Tonali, Dimarco; Pellegrini; Retegui. Trajneri: Luciano Spalletti