
Ditën e sotme kualifikueset e Kupës së Botës i kanë lënë skenën finaleve të Nations League. Duele shumë të rëndësishme do të luhen mbrëmjen e sotme, ku disa ekipe do të bëjnë mes tyre llogaritë e sfidave të kthimit të “Play-Off”.
Kështu Franca do të kërkojë përmbysjen ndaj Kroacisë, me këto të fundit që kanë fituar 2-0 në duelin e parë. Gjithashtu Italia do të luajë në transfertë ndaj Gjermanisë dhe do të tentojë përmbysjen e madhe ndaj gjermanëve. Ndeshja e parë mes tyre 2-1 nga Gjermania.
Portugalia do të presë në shtëpi Danimarkën dhe danezët që kanë triumfuar 1-0 në duelin e parë mes tyre. Ndërkohë mjaft e luftuar do të jetë edhe përballja es Spanjës dhe Holandës, pasi sfida e parë mes tyre ka përfunduar 2-2. Të 4-ta këto sfida do të startojnë në orën 20:45.
Gjithashtu në fushë do të zbresë edhe Kosova. “Dardanët” janë vetëm 90-të minuta larg ngjitjes në Ligën B, teksa do të sfidojnë në transfertë Islandën. Ndeshja e parë mes tyre ka përfunduar 2-1 për ‘djemtë” e Franco Fodës. Takim që do të startojë në orën 18:00.
Përveç Kosovës do të luhen edhe duele të tjera nga ekipet që kërkojnë të ngjiten një Ligë më lart në Nations League.

