Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

NATIONS LEAGUE

“Kosova e gatshme të ngjitet në Ligën B”, Muriqi: Ndeshja e kaluar e vështirë për ne, por ia arritëm qëllimit

Shkruar nga NEWSPORT
“Kosova e gatshme të ngjitet në Ligën B”, Muriqi:
Vedat Muriqi

Përfaqësuesja e Kosovës do të dalë në fushë ditën e nesërme ndaj Islandës në transfertë, sfida e kthimit e vlefshme për ngjitjen në Ligën B të Nations League. Takimin e parë, “dardanët” e fituan me shifrat 2-1 në shtëpi. Në prag të sfidës së nesërme, sulmuesi i Kosovës Vedat Muriqi doli në konferencë për shtyp.

“Ndeshja e kaluar ka qenë e vështirë për neve, por ia arritëm qëllimit në ndeshjen e parë i cili ishte avantazhi. Kemi epërsi, nesër jemi të gatshëm dhe do të bëjmë stërvitjen e fundit. Kosova tashmë është e gatshme të kualifikohet për në Ligën B.

Ka pasur raste kur Kosova ka luajtur pa lojtarë si mua, Rrahmani apo Rashica, ekipi është shfaqur mirë pa marrë parasysh mungesat. Edhe pse na mungojnë Muric, Rrudhani dhe Valon Berisha prej kartonëve, ata që do t’i zëvendësojnë do të japin maksimumin si gjithmonë”, u shpreh Muriqi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga