Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

NATIONS LEAGUE

"Italia ime meritonte më shumë fat", Luciano Spalletti: Të mësojmë nga goli i dytë që pësuam

Shkruar nga NEWSPORT
"Italia ime meritonte më shumë fat", Luciano Spalletti:
Luciano Spalletti

Italia dhe Gjermania barazuan 3-3 mbrëmjen e djeshme, në çerekfinalen e dytë të Nations League. Për shkak se kishte humbur 1-2 ndeshjen e parë në shtëpi, italianëve nuk u mjaftoi barazimi dhe u eliminuan.

Në përfundim të këtij dueli ka folur trajneri i Italisë, Luciano Spalletti. Ky i fundit flet për pjesën e parë dhe të dytë të ndeshjes, si dhe për golin Jamal Musialës, i cili erdhi nga një goditje këndi e ekzekutuar me shpejtësi.

“Ndeshjet prodhojnë gjithmonë lajme. Pjesa e parë pati pak vendosmëri. Në pjesën e dytë ne e kuptuam që duhet të jepnim më shumë dhe pamë Italinë që të gjithë presin. Meritonim pak më tepër fat.

Goli i dytë? E kishim parë që ata e godasin topin shpejt. E dinim këtë, por nëse më pas kthejmë shpinën dhe nuk ia dalim dot… Në këtë pikë është më mirë që e pësuam golin, të paktën kështu do ta kuptojnë”, u shpreh Luciano Spalletti.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga