
Italia mposhti me përmbysje Francën në ndeshjen e parë mes tyre në Nations League. Ekipi i Luciano Spallettit trimfoi 3-1 ndaj “djemve” të Didier Deschamps.
Një fitore që sigurisht ka gëzuar italianët. Pas sfidës timonieri i “Axurrëve” ka deklaruar se “djemtë” e tij treguan forcë dhe karakter pas golit të pësuar.
“Reagimi i menjëhershëm në qëndrim pas golit të tyre ishte çelësi i ndeshjes sipas mendimit tim. Djemtë i dhanë forcë njëri tjetrit dhe zhvilluan ndeshjen që u kisha kërkuar. U treguan dyfish të zotë pasi nuk ishte e lehtë të pësoje një gol të tillë, pas 14 sekondash dhe të kundërpërgjigjeshin me aq force.
Kur je pjesë e një skuadër e ke gjithmonë mundësinë të bësh më mirë. Goli i shpejtë i pësuar ishte një aksident, por ditëm të qëndrojmë siç duhej në fushë. Në këtë grup ka aq shumë tension dhe presion sa që çdo gabim, sado i vogël, mund të sjellë çoroditje të madhe. E rëndësishme është që të kuptojmë gabimet dhe t’i hedhim pas krahëve pasi kemi nxjerrë mësimet e duhura”, ka theksuar Spalletti.