Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

NATIONS LEAGUE

E TURPSHME/ Baneri që nuk u hoq KURRË, Rumania e racizmit përsërit VETVETEN brenda vitit (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
E TURPSHME/ Baneri që nuk u hoq KURRË, Rumania e racizmit
Tifozët e Rumanisë

Kaosi pushtoi ndeshjen mes Rumanisë dhe Kosovës, e vlefshme për raundin e 5-të të Nations League. Kjo sfidë u ndërpre pak minuta nga fundi për shkak të thirrjeve anti-shqiptare.

Pikërisht në atë moment, kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani vendosi që të merrte lojtarët e tij me vetë për të shkuar drejt dhomave të zhveshjes. Më pas, ‘Dardanët’ vendosën që të mos rifuteshin në fushë.

Rumani - Kosovë / 2024

Shkak për këtë u bënë thirrjet ‘Serbia, Serbia’ dhe ‘Kosova është Serbi’. Madje aty ishte dhe baneri me mbishkrimin ‘Kosova është Serbi’, banderolë e cila nuk u hoq në asnjë moment.

Edhe pse delegatët e UEFA-s ishin prezentë dhe po komunikonim me arbitrin kryesor për vendimin, tifozët rumunë nuk e kishin problem. Baneri nuk u hoq dhe thirrjet vazhduan.

Kujtojmë që kjo është hera e dytë që e njëjta gjë ndodh në po të njëjtin stadium. Diçka e tillë ndodhte dhe 1 vit më parë. Më saktë më 12 shtator të vitit 2023, kur Kosova ndërpriste ndeshjen për thirrje raciste. Por asokohe, dardanët vendosën që të riktheheshin në fushë.

Rumani - Kosovë 2023

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga