
Goli i Witsel
Ndeshja mes Barcelonës dhe Girona i pati të gjitha. Fillimisht në minutën e 13, mesfushori Pedri pas pasimit të Lamine Yamal zhbllokoi shifrat. Por, pas 7 minutash, Girona gjeti barazimin me Witsel.
Mesfushori belg shënoi gol spektakolar me rofeshatë. Përpos finalzimit për notën “10”, Witsel festoi me shqiponjën. Duhet thënë se lojtari në fjalë nuk ka asnjë lidhje me Shqipërinë, sikurse mënyra e festimit të tij.
Shqiponja është një “ritual” që 36-vjeçari e bën zakonisht kur finalizon. Në lidhje me këtë duel, Barcelona e gjeti fitoren vetëm në minutën e 90+3 përmes mbrojtësit Araujo.
Poll