Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Bledi SHKËMBI mesazh për Shpëtim Duron në prag të ndeshjes: Futbollistët i "detyroj" të bëjnë jetë nate

Shkruar nga NEWSPORT
Bledi SHKËMBI mesazh për Shpëtim Duron në prag të

Java e 14-të e Superiores u la pas, sëbashku me tërmetin që tronditi të gjithë popullin shqiptar dhe kryesisht Durrësin, i cili ishte epiqendra e asaj të marte. Bota e sportit shfaqi solidaritet të madh me situatën, por ishte dhe një klub dhe shumë sportistë që e vuajtën të tmerruar atë ndodhi, Teuta e Durrësit. Me rifillimin e kampionatit, Teuta e drejtuar nga Bledi Shkëmbi mori një fitore të rëndësishme në Durrës, ndaj Skënderbeut. "Një fitore që më shumë se tre pikët është një fitore shprese", do të thoshte Bledi Shkëmbi pas ndeshjes. Trajneri Shkëmbi i ftuar në emisionin Procesi Sportiv ka folur më shumë për ato ditë të kqija për Durrësin dhe Shqipërinë.

"Ditët pas tërmetit ishin shumë të vështira. Ekipi nuk funksiononte fare. Futbollistët u larguan nëpër shtëpitë e tyre. Për fat të mirë, nuk patëm dëme. Por disa futbollistë patën shtëpi të pabanueshme. Edhe trauma e kaluar më pas. E kam thënë dhe më parë, që për fat të mirë fituam dhe unë e dëshiroja shumë një fitore. Jo vetëm tre pikët, nuk kishte lidhje sporti, por ishte nga ana psikologjike për ekipin. Prandaj erdhi dhe ai gëzim me golin", tha Shkëmbi.

Festimi pas golit ndaj Skënderbeut?

"Festimi ishte pikërisht, për ato momente. Jetoja në Durrës, jetoja me ata futbollist. E ndjenim detyrim si nga stafi, lojtarët, drejtuesit. Ishte fitore për qytetin dhe për momentin e vështirë".

Ia ke marr dorën Skënderbeut?

"Kam fatin e mirë që nuk është ai Skënderbe që s'ka qenë".

Jeta e natës. Vetë i ke pëlqyer si lojtarët. A i lejon të bëjnë jetë nate?

"I lejoj madje dhe i detyroj që të dalin". (qesh)

Lidhja me presidentët?

"Nuk kam patur president dhe të kem marrëdhënie të kqija. Unë kam bërë atë detyrën time dhe kjo ka shkuar gjithmonë mirë".

Si ndihesh që do të ndeshesh me ish trajnerin tënd Duron?

"Kjo ndeshja me Kukësin ka filluar që në emision këtu (drejtuar Nexhipit). Unë profesor Duron e kam patur trajner. Kemi dal bashkë kampion. Besoj se e njohim mirë njëri-tjetrin. Më shumë mendoj se ndryshimin dhe cilësinë e kanë lojtarët në fushë. Mesazhi është që do bëj maksimumin ta mund", u shpreh Bledi Shkëmbi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga