
Bledar Devolli, trajneri i Kastriotit është shprehur në emisionin sportiv "Sport Neës Plus" në "Neës 24" në lidhje me incidentin përpara ndeshjes Kastrioti-Skënderbeu, ku disa prej lojtarëve të skuadrës korçare janë dhunuar.
Në lidhje me këtë situatë, tekniku është shprehur se në fushën e lojës ka patur totalisht fair-play.
"Kam 2 ndeshje nën drejtimin e Kastriotit. Fituam në Gjirokastër 1-5 thanë u hap porta, ndërkohë që Luftëtari fitoj 0-2 me Laçin. Më pas vijmë te ndeshja me Skënderbeun, gjejnë alibi, duke thënë u kërcënuan janë rrahur. Unë nuk mund të flas për atë çka ndodh jashtë fushës. Te pjesa e fushës është luajtur futboll dhe ka qenë fair-play. Se cfarë ndodhi më pas nuk më takon mua ta gjykoj. Kanë qenë fitore të merituara dhe për këtë mund të flasim gjithë ditën dhe gjithë natën. I kam pritur ndeshjet e mira. Kemi bërë një minifazë shumë të mirë", ka thënë ndër të tjera Devolli.