Flamurtari vazhdon të “fundoset” akoma edhe më shumë. Vlonjatët u mundën 2-0 në transfertë nga Tirana në “Selman Stermasi”. Në fund të ndeshjes për “Supersport”, trajneri Birçe u shpreh I zhgënjyer me paraqitjen e skuadrës.
“Luajtëm një pjesë të parë të ekulibuar, ndërsa në të dytën ramë dhe kjo ndikon nga ana fizike. Kjo ka bërë që të vrapojmë pak dhe kështu kemi pësuar gola në pjesën e dytë”.
Penalltia? “Nuk kam gjë për të thënë, Sukaj më tha që ishte jashtë zonës. Goli I parë na futi në kolaps, por sot lamë shumë për të dëshiruar. Kisha një arsye personale dhe prandaj mungova dy ditë në stërvitje, nuk ka pasur arsye tjetër.
Në pjesët e dytë do të jetë favorizueve për skuadrat udhëtuese, por me ne ka ndodhur e kundërta pasi kemi mangësi nga ana fizike dhe psikologjike. Na mungojnë edhe lojtarët me eksperiencë që bëjnë diferencën në fushën e lojës dhe që marrim skuadrën prej dore.
Jemi të shqetësuar për ecurinë e skuadrës dhe do të shikojmë si do të ecim në fazën tjetër dhe do të shikojmë se çfarë do të vendos presidenca”.