
Teuta do të zhvillojë ndeshjen e dytë të turit të 3-të të Conference League pas pak ditësh në Shqipëri. "Djemtë e detit" u mposhtën 1-0 nga Shamrock Rovers në sfidën e parë në Irlandë, ndaj do kërkojnë përmbysjen në 90 minutëshin e kthimit.
Lorenco Vila do të jetë mungesa e madhe. Vila është i dëmtuar, çka e bën të pamundur prezencën e tij në fushë. Rikthehet mesfushori Albano Aleksi, i cili ka shlyer pezullimin për shkak kartonësh. Gjendja fizike e futbollistëve është e mirë, me Teutën që shpreson te kualifikimi.
Postimi i klubit:
Teuta ka vijuar përgatitjet për sfiden ndaj Shamrock Rovers. -- Pas një mini-analize dhe fjalimi të teknikut Edi Martini, futbollistët nisën stërvitjen. I gjithë grupi ishte në dispozicon të trajnerit Martini, teksa skuadra gëzon një gjendje të mirë fizike. Sulmesi Lorenco Vila, do te mungoi kundër Shamrock për shkak demtimi por do të rikthehet mesfushori Albano Aleksi, i cili shleu ne ndeshjen e pare numrin 3 te kartoneve te verdhë të marrë kundër Inter Escaldes dhe do të jete i gacem per ndeshjen e dyte ne Elbasan.