
Besa është duke zhvilluar një kampinat me ulje-ngritje, teksa pas nëntë javësh e gjejnë veten në vendin e gjashtë në Kategorinë e Parë. Si të mos mjaftonte performanca jo e mirë, rikonstruksioni i stadiumit të saj e ka detyruar ekipin të endet nga një qytet në tjetrin. Ekipi ka provuar të luajë në Lushnjë dhe Peqin, duke mos gjetur rehatinë e pritur.
Mësohet se Besa do të luajë ndeshjen e javës së 10 në Pezë-Helmës, duke kërkuar kushte më të mira me barin. Fusha sportive e zgjedhur nga drejtuesit kavajas është me bar sintetik, ndaj kjo krijon kushte të mira edhe në mot të rënduar. Verdhezinjtë do të luajnë të diel ndaj Orikut në orën 13:30.
Poll