
Mungoi në ndeshjen ndaj Italisë, por Bekim Balaj, i aktivizuar në takimin e sotëm, ai ishte autori i golit të vetëm për Shqipërinë në këtë miqësore ndaj Bosnjes.
Për fatin e keq kjo nuk mjaftoi për të shmangur humbjen. Pas ndeshjes sulmuesi shkodran foli për mikrofonin e Supersport.
“Një humbje që na dëshpëron, por nuk është fundi i botës, edhe pse është e vërtetë që janë 4 humbje rresht dhe të gjithë jemi të shqetësuar. Shpresojmë të rigjejmë ritmin normal në ndeshjen me Izraelin.
Për sot mendoj se ishim nën kontroll të ndeshjes. Edhe golat e Bosnjes erdhën nga gabime të vogla, jo si pasojë e dominimit boshnjak. Loja mund të merrte një rrjedhë tjetër, nëse Bosnja nuk do shënonte aq lehtë dy gola të dhuruar nga ne.
Unë jam në dispozicion dhe bëj detyrën, sa herë të më kërkohet nga trajneri të luaj", përfundoi Balaj.