Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

BEFASUESE/ Dikur luftonin për titull me TIRANËN, klubi shqiptar merr lajmin e shumëpritur

Shkruar nga NEWSPORT

Pavarësisht sezonit të rrëmujshëm duke u renditur vetëm një pozicion larg rënies nga Kategoria e Parë, Tomori merr një lajm optimist, i cili mund ta shpëtojë njëherë e mirë klubin beratas nga problemet financiare.

Në një njoftim të bërë në faqen zyrtare të klubit, bëhet e ditur se sot ka patur një takim midis përfaqësuesve të Bashkisë së Beratit dhe përfaqësuesve të kompanisë investuese "MELA Holdind Group" ku u pa dhe stadiumi i Tomorit. Ndër të tjera u premtua se privatizimi i klubit mund të mbyllet në muajin mars.

Prej 6 vitesh Tomori nuk luan në Kategorinë Superiore duke kaluar një situatë të vështirë në aspektin futbollistik dhe financiar. Kulmi i historisë së klubit beratas u arrit në vitin 2000 kur skuadra e humbi titullin në ndeshjen vendimtare me Tiranën, e cila ka mbetur një kujtim i hidhur për skuadrën dhe tifozët beratas.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga