Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

BEFASUESE/ "Del dielli" në Vlorë, FLAMURTARI merr lajme të mëdha para supersfidës me KUKËSIN

Shkruar nga NEWSPORT
BEFASUESE/ "Del dielli" në Vlorë, FLAMURTARI merr lajme

Pas barazimit domethënës ndaj Teutës 1-1 dje në "Niko Dovana", te Flamurtari kanë nisur lëvizjet në merkato dhe përmbushjen e kërkesave financiare të lojtarëve.

"RTSH Sport" raporton se në radhët e kuqezinjve pritet të vijë së shpejti sulmuesi Xhevahir Sukaj, i cili mësohet se ka diskutuar dje pëpara zhvillimit të takimit më Teutën për të firmosur me vlonjatët. Pritet që palët të arrijnë së shpejti akordin dhe Sukaj të zbresë në fushë brenda pak ditësh.

Çështja më kryesore për lojtarët e Flamurtarit, shlyerja e pagave të prapambetura, lojtarët kanë marrë premtim nga drejtuesit e klubit se do të paguhen plotësisht deri në datën 2 shkurt, ditë kur Flamurtari do të përballet me Kukësin në kuadër të javës së 20-ë të kampionatit.

Me gjithë largimet e Busic dhe Siljanovskit dhe mungesat e Veliut, Calesë dhe Torassës për sfidën e ardhshme me Kukësin, lajmet e fundit në klubin e Flamurtarit kanë sjellë përkohësisht qetësinë, por ende nuk dihet nëse do të mbyllet njëherë e mirë "kapitulli" i errët i problemeve financiare, largimeve të futbollistëve dhe luhatjeve në rezultate.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga