Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

BEFASIA/ Po "çmendte" kampionatin shqiptar, sulmuesi i TIRANËS dënohet në Angli për shpërndarje droge

Shkruar nga NEWSPORT
BEFASIA/ Po "çmendte" kampionatin shqiptar, sulmuesi i

Sulmuesi i ekipit të Tiranës, Majkëll Ngoo është dënuar nga gjykata angleze për shitje të drogave të lehta në vitin 2006, ku së bashku me një mikun e tij, Denzel Thompson, 25-vjeçari i Tiranës ka shitur një gaz të ndaluar gjatë një festivali në Chelmsford.

Lajmi është konfirmuar nga media britanike "EssexLive" e cila konfirmon dënimin e lojtarit të Tiranës për shkak të shitjes së këtij gazi i cili quhet Oksid Nitrik, që në Mbretërinë e Bashkuar kosiderohet si drogë. Masa që është marrë ndaj sulmuesit bardhblu ka qenë ajo me gjobitje dhe dënim me punë në komunitet, i cili është falur duke mos shkuar pas hekurave për këtë akuzë.

Gjykata ka vendosur që Ngoo të mos prishë karrierën e tij, duke i dhënë mundësinë që dënimin ta shlyejë me 12 muaj punë në komunitet si dhe gjobë 4 mijë stërlina. Atij iu kufizua liria nga ora 6 e mbrëmjes deri në 5 te mëngjesit.

Ndërkohë që autori tjetër, Denzel Thompson është vendosur që të dënohet me katër muaj punë vullnetare në komunitet dhe gjobë 250 stërlina.

Mësohet se Ngoo do të udhëtojë ditën e sotme drejt Shqipërisë për të vazhduar me aktivitetin sportiv, por në të njëjtën kohë do të duhet të shlyejë dënimin që është përcaktuar ndaj tij, punën e detyrueshme për 12 muaj si dhe gjobën 4 mijë stërlina gjatë kohës që do të jetë në Angli.

[gallery columns="1" size="full" ids="219042,219041"]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga