Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Batha e mori të kuqin për protesta", Bujar Pregja bën moviolën e derbit: Kartoni i Bardhit i tepruar

Shkruar nga NEWSPORT
"Batha e mori të kuqin për protesta", Bujar Pregja bën

Derbi, Partizani-Tirana u mbyll me rezultatin minimal 1-0. Të kuqtë e drejtuar nga Ilir Daja I falen golit të Çinarit në minutën e 83-të. Kjo ndeshje prodhoi edhe dy kartona të kuq duke krijuar kështu edhe polemika nga të dyja kampet. I ftuar në emisionin "Pressing", ish-arbitri, Bujar Pregja ka bërë moviolën duke u shprehur se kartoni i Bardhit nuk duhej dhënë, ndërsa për Bathën theksoi se është ndëshkuar për protesta.

"Gjyqtari nuk ndikoi në ndeshje edhe pse bëri disa gabime. Kartoni i dytë i Bathës nuk është marrë për faullin, por për protesta. Batha duhet të kishte marrë kartonin e dytë të verdhë më përpara se Bardhi.  Arbitri Jorgji ka eskperiencën që të komandojë një ndeshje dhe nuk i ikën nga kontrolli.

Rasti Melo-Bekaj? "Portieri ka dalë dhe lojtari i Partizani është hedhur e nuk është përplasur me portierin. Vendimi I drejtë që nuk është dhënë penallti".

Batha faull ndaj Asanit? "Është dhënë faullm, por duhej shoqëruar me të verdhë që në minutën e 49-të. Konsiderohet si një aksion premtues dhe për këtë arsye duhej ndëshkuar me të verdhë".

Kartoni i kuq për Bardhin? "Mendoj se është e tepruar pasi ka një prekje dhe portieri ka simuluar. Është faull, por kartoni është I ekzagjëruar pasi ishte i dyti".

Kartoni i kuq i Bathës? "Nuk duhej dhënë kartoni i verdhë.  Nga pamjet dhe e shikoj shenjën që bën arbitri do të thotë që Batha ka ofenduar e për këtë arsye është larguar me karton të kuq. Kartoni është dhënë për protesta dhe jo për faull".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga