Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Barazuan në shtëpi me Skënderbeun, Shpëtim DURO: Laçi ka lojtarë që s'kanë stofin e duhur

Shkruar nga NEWSPORT
Barazuan në shtëpi me Skënderbeun, Shpëtim DURO: Laçi

Laçi dhe Skënderbeu kanë barazuar 1-1. Vendasit janë ndalur sërish duke konfirmuar momentin "jo". Kanë qenë korçarët që kanë shënuar me Meksin në fund të pjesës së parë.

Nëabueze do vendoste ekuilibrat në të 51 nga pika e bardhë, teksa vendasit kanë goditur edhe dy herë traun e portës. Ndeshja ka qenë e luftuar edhe pse në fund skuadrat janë ndarë me pikë të barabarta. Pas javës së 15, Laçi shkon në kuotën e 21 pikëve në vendin e katërt, ndërsa Skënderbeu sërish mban vendin e fudnit me 11 pikë.

Trajneri i Laçit, Shpëtim Duro për Gol pas Goli tha:

"Barazimi? Zhgënjyes në fushën tonë. Nuk e prisja dhe kemi bërë një hap të gabuar në takimin e sotëm.

Volum por ndëshkoheni lehtë? Nuk është ndeshja e parë. Skuadra ka qenë kompakte. Janë 2-3 episode që na kanë ndëshkuar, edhe në ndeshjet që kemi fituar kundërshtarët na kanë ndëshkuar. Volumi i lojës ka qenë më i madh dhe jemi ndëshkuar nga mospërqëndrimi i disa lojtarëve. Në këto situata minutat kalojnë dhe gjërat ndërlikohen. Shoh që edhe probleme fizike kemi në momente të veçanta, dëmtime dhe kartona po.

Euforikë me skuadrat e vogla? Këto dy ndeshjet ishin më të rëndësishme dhe ju kam thënë lojtarëve që të përqëndroheshin, kemi gabuar. Kemi lojtarë të mirë por kur sheh nga afër disa lojtarë nuk kanë stofin e duhur për të marrë përsipër ndeshjen", tha Duro.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga