Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Barazimi në Shkodër, trajneri i KUKËSIT i kënaqur: Ndeshje fantastike, uroj të jemi kështu në të ardhmen

Shkruar nga NEWSPORT
Barazimi në Shkodër, trajneri i KUKËSIT i kënaqur: Ndeshje

Mirel Josa ka folur pas barazimit 0-0 në transfertë kundër Vllaznisë. Trajneri i Kukësit deklaroi për mikrofonin e Supersport:

"Unë nuk mund të merrem me faza të veçanta të lojës. Vllaznia i pati rastet e veta. I pati në 20 minutëshin e fundit. Mua më bëri përshtypje loja e skuadrës sime që u përgjigj asaj që i kisha porositur. Kishin një qarkullim të mirë topi. Unë në përgjithësi jam i kënaqur. E vetmja gjë që s'jam i kënaqur është kur dilnim para porte që goditëm vetëm 1 herë me Ibraimin nga larg. Kishim rastet tona për të shënuar, por kështu është futbolli.

Eze-Ibraimi? Ata janë sulmues, janë për të shënuar. Por nuk duhet të mbetemi vetëm te shënimi i golave të tyre. Por, futbollistë si Taipi duhet të godasin nga larg. Prisja dhe nga Ibraimi për inkursionet nga e majta. Vllaznia shkoi, ju e patë si u vendos në fillim. Momenti i penalltisë erdhi nga një pakujdesi e jona. Nuk mund të them që u rrezikuam nga Vllaznia. Normal siç na rrezikuan ata, edhe ne bëmë të njëjtën gjë. Bëmë gjithë atë qarkullim topi, me terrenin që ishte sot duhet ta kishim goditur portën 5-6 herë. Në pjesën e parë, Vllaznia luajti me frikë në 10 minutat e fundit.

E ardhmja? E para punës, nuk i bëj planet afatgjata, qoftë për veten time, qoftë për ekipin që drejtoj. Në futboll gjërat rrokullisen shumë shpejt. Mua më intereson që skuadra të luaj këtë futboll si sot, nga mënyra se si e qarkulloi topin, siç dilnin para porte, por më shumë për ekuilibrin. Nëse do të luajmë kështu, do të arrijmë gjëra të mëdha. S'dua të bëj plane afatgjata", përfundoi ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga