Është mbyllur në barazim pa gola derbi Partizani-Tirana. Një ndeshje emocionuese mes dy ekipeve, por në fund nuk prodhoi asnjë fitues. Në fund të ndeshjes për “Gol pas Goli”, trajneri i Tiranës, Orges Shehi u shpreh:
“Ndeshjet derbi janë të luftuar në çdo sektor të fushës dhe ekipet duhet të kenë një apo dy raste. Kemi bërë mirë në 20 minutat e para dhe pastaj kemi çeduar. Në pjesën e dytë jemi munduar të mbajmë topin dhe të dilnim me kundërsulme të shpejta duke parë që kishim përpara Danso dhe Seferi”.
Gara për Europën? “Më vjen keq që jemi larguar nga gara titulli. Kemi rikuperuar shumë pikë dhe kemi humbur vetëm me Partiznain. Kemi bërë ecuri mirë, por nuk varet nga ne, por jemi brenda objektivit për të kapur Europën dhe kemi një ndeshje direkt ndaj Laçit, rivalit tonë direkt”.
Danso? Çështjën e Danso e dimë të gjithë. Ai kërkonte të luante me doemos në formacion e për këtë arsye e çuam te U21 pasi nuk vinte as në stërvitje. E mora më vete dhe i thashë që nëse ke ndryshuar mendje mund të vish, nëse jo qendro te U21. Sot bëri një ndeshje të mirë dhe i thashë që gjithë inatin që ke me mua tregoje sot e bëjë më të mirën. Ai është pjesë e skuadrës dhe me paraqitjen e sotme e meriton vendin e titullit. Nuk ka trajner në botë që pranon që një lojtar t’i thojë që dua të luajë në formacion ose iki nga stërvitja”.
Asnjë gjuajte në portë? “Të jem i sinqertë e kishim përgatitur ndeshjen për të dalë në përpara me shpejtësi. Nuk i shfrytëzuam rastet tona. Barazimin? Është e qartë që kur luan në orën 7 dhe rivalët kanë bërë rezultatet e tyre për ne edhe një barazim është i mirë, por isha i irritur pasi në fund skuadra po dilte shumë përpara dhe mund të kishim pësuar gol. Më e rëndësishme është që ta kemi rivalin tonë 3 pikë pasi kështu e kemi ne në dorë për të kapur Europën”.