Tirana mori barazimin e radhës në kampionat. Bardheblutë u ndalën në parazim pa gola në “Selman Stermasi”, ndaj Vllaznisë. Në fund të ndeshjes për “Supersport”, foli dhe trajneri i Tiranës Julian Ahmataj.
“Është e vërtetë që në momente të caktuar skuadra nuk funksionoi mirë. E ndjemë presionin e rezultatin. Edhe pse nuk ishte me tifozi, e kemi ndjerë presionin. Duhet të punojmë shumë që të jemi në ekuilibër. Në të kundërt, çdo punë që bëhet hidhet punë. E marr unë përsipër këtë situatë, që ti çoj lojtarët të bëjnë atë që duhen. Në fazën e parë të kampionati u mblodhën 15 pikë dhe në këtë fazë të dytë 5 pikë duhet të marrim më shumë 3 pikësha. Nuk kemi pësuar gol në 3 ndeshje e fundit dhe ekulibrat mbrojtëse në këtë ndeshje u prishën dhe duhet të rregullohen ende.
Është e vërtetë që ne duhet të rregullojmë diçka. Si Çelkaha dhe Ismailgeci kanë luajtur në dy ndeshje dhe e kanë pasur më të lehtë të luajnë jashtë fushe se brenda. Unë duhet ta kisha ndërruar më përpara pasi na duheshin lojtarë me eksperiencë që organizojnë lojën. Vangjeli është lojtar I shpejtë, Osmani është nga qendërmbojtësat më të shpejt në mbrojtje dhe Imamai është pozicional. Nuk e kishim përgatitur shumë gjatë javës këtë mënyrë loje por na detyroi loja sot. Duhet kohë që të vijmë aty ku duam ne. Ndeshja sot ka pasur edhe anë pozitive dhe tregon që jemi një skuadër e fortë dhe nga kjo ne do të jemi të fortë me skuadrat e forta..
Qarkullimi I topit duhet të ishte më I shpejt dhe këtë gjë ia kërkova skuadrës në pushim të pjesës së parë. Goditjet standarte I kemi pasur të pamundura t’I bënim këtë javë duke parë sa ka pasur reshje shiu. I kemi parë vetëm në video dhe shiu na I ka bërë të pamundur t’I përgatisnim këto pasi edhe fusha ka qenë e mbuluar me ujë, por ishte edhe problemi se lojtarët mund të ftoheshin”, u shpreh Ahmataj.