
Luftëtari barazojë në miqësoren e luajtur ditën e sotme përballë Bylisit në Ballsh. Një sfidë që i shërbeu të dyja skuadrave në prag të rifillimit të kampionatit. Në prononcimin e tij pas ndeshjes trajneri i Luftëtarit, Gentian Mezani u shpreh se skuadra e tij i zbatojë mirë detyrat në fushën e lojës dhe se është në pritje të 2-3 përforcimeve.
"Miqësore që na vlen para sezonit të ri. Skuadra edhe pse me disa mungesa në Ballsh zbatoi mirë detyrat tekniko-taktike. Jam në pritje ende të 2-3 përforcimeve sepse klubi mi ka premtuar. Qëllimi ynë është që të prezantohemi denjësisht në ndeshjet zyrtare, duke filluar që nga kupa me Egnatian e në vijim".
Poll