Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Barazimi me Skënderbeun nuk është dramë", kapiteni Gent MUÇA: Kukësi? Kush fiton të premte, favorit për titull

Shkruar nga NEWSPORT
"Barazimi me Skënderbeun nuk është dramë",

Kategoria Superiore do të çelë javën e 23 me derbin e kryesuesve mes Kukësit dhe Tiranës. E premtja e 21 shkurtit në orën 18:00 pritet që të mbushë "Air Albania-n", në ndeshjen që do të vendosë shumë për fatet e sezonit.

Një gjë të tillë e pranon edhe kapiteni I bardhebluve, Gentian Muça. Në një intervistë për "SuperSport", lojtari që mungoi në ndeshjen e fundit të barazuar me Skënderbeun, tregon se rezultati I fundit nuk duhet marrë si dramë dhe ai që do të fitojë sfidën e së premtes, do të ketë më shumë shanse për titullin kampion.

"Nuk do të thotë asgjë, pasi më parë kemi barazuar edhe me skuadra që tashmë e kanë prerë biletën për në Kategorinë e Parë. Ne e prisnim që një ditë do të ndaleshim dhe fakti që kjo erdhi pas 7 apo 8 fitoresh, do të thotë që nuk duhet përjetuar si dramë. Mendoj se është shumë herët për të thënë vendimtare për fatet e sezonit, por kjo ndeshje do të jetë një test për të dyja skuadrat dhe ajo që do dalë më mirë, do jetë favorite kryesore për titullin.

Në "Elbasan Arena" kemi qenë ne dominuesit, ndërsa në ndeshjen tjetër kemi qenë në avantazh, por më pas patëm probleme me dy lojtarët kryesorë. Ekipi i Kukësit është mjaft i mirë dhe ne e respektojmë, por më tepër do të respektojmë veten tone. Sigurisht që do të ketë më shumë tifozë të Tiranës në shkallët e stadiumit dhe ky është një bonus për ne, pasi kemi gjithmonë përkrahjen në numër të madh të fansave bardheblu. Shpresa nuk vdes kurrë dhe shpresoj që të bëhemi të gjithë bashkë, që kjo gjë të realizohet", ka thënë Gentian Muça.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga