
Mario Baloteli e ka mbyllur në mënyrën më të keqe aventurën te Brescia në Itali, ndërsa karriera e sulmuesit "problematik" është zhvendosur në Ballkan. Mediet rumune bëjnë me dije se 29 vjeçari ka nisur negociatat me CFRJ Cluj dhe mund të jetë përforcimi më I fundit I kampionëve të Rumanisë.
Cluj do të luaj në Champions League, ndërsa kundërshtar I mundshëm është edhe Tirana, kampionia e Superligës shqiptare. Shorti për Champions hidhet në 9 gusht në Nyon të Zvicrës, ndërsa ndeshjet e para do të luhen në 18 ose 19 gusht. Kështu, nëse shorti vë përballë bardheblutë me kampionët e rumanisë dhe këta të fundit zyrtarizojnë Balotelin, italianin do mund ta shohim edhe në "Air Albania Stadium".
Poll