
Mehdi Çoba ka folur pas humbjes 3-1 të Vllaznisë kundër Shiroki Brijeg. Lojtari i talentuar shkodran ishte autori i golit të vetëm për kuqeblutë.
Në një prononcim të dhënë për mediet, ai ka folur fillimisht për golin e shënuar dhe më tej për tensionin e arbitrimin skandaloz përgjatë gjithë takimit.
"Ma merr mendja që është një lloj shprese. Ekipi kishte nevojë për 1 gol dhe shyqyr që na doli. Shpresoj tani te ndeshja e radhës.
Tensioni? Besoj se ishte për shkak të arbitrit. Kartonat nuk ishin të nevojshëm të jepeshin në disa ndërhyrje, si për shembull në rastin e Krymit. Besoj që ndeshjen tjetër do të jetë më mirë.
Sfida e radhës? Forcë kemi se jemi përgatitur për disa ndeshje, kemi bërë shumë stërvitje, edhe kemi mentalitetin shumë të mirë. Pse jo, pse mos ta kthejmë dhe rezultatin?
Penalltitë e dhëna? Te e dyta njëherë s'kam fjalë hiç. Është shumë...
Aktivizimi? Kam punuar fort për këtë ditë, shpresoj që të vazhdojmë kështu. Në radhë të parë t'i shërbej ekipit, pastaj pjesa tjetër", ka thënë ai.