
Kukësi ka rinisur përgatitjet për sfidën e fundit kundër Luftëtarit. Skuadra verilindore është stërvitur sot në palestër, ndërsa nesër do të përgatitet në kompleksin "Internacional" në Pezë-Helmës.
"Skuadra e Kukësit ka rinisur përgatitjet për ndeshjen e fundit të sezonit për sfidën ndaj Luftëtarit. Trajneri Ernest Gjoka kishte planifikuar një seancë stërvitore në palestër. Skuadra në orën 9:30 ka mbërritur në palestrën “Nobis” ku për një orë ka marrë ngarkesën e duhur.
Grupi ka qenë i plotë dhe atmosfera mjaft pozitive. Nesër do të fillojë edhe stërvitja në kompleksin “Internacional”, në Pezë", shkruhej në njoftimin e klubit kuksian.
Poll