Ditë feste kjo e sotmja te Partizani. Klubi i kuq feston 20 vjetorin e lindjes së lojtarit të tyre Paulo Buxhelaj. Talenti i kuq është prodhimi më i fundit i akademisë së Demave dhe këtë sezon ka arritur të bëhet pjesë e rëndësishme e ekipit të parë. Titullar në shumë ndeshje, Buxhelaj ka besimin e trajnerit Colella dhe drejtuesve që e shohin si një aset për të ardhmen, prej të cilit mund të përfitojnë para.
Klubi e ka uruar në rrjete sociale lojtarin që sot do të rikthehet në stërvitje për të nisur përgatitjet për ndeshjen e ardhshme me Kukësin, të dielën në shtëpi, në orën 18:00. Një sfidë delikate një javë para derbit me Tiranën.
Poll