Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Asist" i Apolonisë për SKËNDERBEUN, humbje e madhe e PARTIZANIT për transfertën korçare

Shkruar nga NEWSPORT
"Asist" i Apolonisë për SKËNDERBEUN, humbje e madhe e


Partizani arriti të fitonte sot minimalisht 1-0 kundër Apolonisë në kuadër të javës së 31-të të Superiores. Një sfidë e dominuar totalisht nga të kuqtë, por fierakët ia bënë të vështirë dërgimin e topit në rrjetët. Pikërisht në pjesën e dytë, atëherë kur llogaritë u duken se janë mbyllur kryeqytetasit u ndëshkuan dy herë me karton të verdhë.

Në minutën e 88-të, Esat Mala bëri një ndërhyrje të gabuar në mesfushë dhe kësisoj do të mungojë në transfertën korçare pasi plotësoi numrin 4 të kartonëve të verdhë. E njëjta gjë edhe me Jurgen Bardhin që një minutë më pas, në një dyluftim në ajër me futbollistët fierakë, godet me kokë kundërshtarin dhe për gjyqtarin Florian Lata është karton i verdhë.

Dy mungesa të rëndësishme për Ilir Dajën që duhet të bëjë pa dy lojtarë që duhet thënë se po kalojnë një formë të mrekullueshme në këtë fund kampionati. Mund të konsiderohet një lajm i mirë ky për Skënderbeun e Memellit që nuk do të kenë në fushë cilësitë e futbollistëve të sipërpërmendur.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga