
Jasir Asani është larguar përfundimisht nga skuadra e Partizanit. Mesfushori i të kuqve i ka dhënë fund aventurës me kryeqytetasit. Gjasat janë që karriera e tij të vijojë jashtë vendit e për këtë klubi i Partizanit ka falënderuar mëngjërashin për kontributin e dhënë.
Përmes një videoje ku paraqiten momentet më të mira të 26-vjeçarit, në kanalin zyrtar shkruhej: "Mirupafshim Jasir Asani. Faleminderit për emocionet që na ke dhuruar kampion".
Asani ishte një nga futbollistët më të rëndësishëm të klubit të Partizanit. Në sezonin që lamë pas, 26-vjeçari shkëlqeu duke u përshtatur më së miri me manovrën e trajnerit Ilir Daja.
Poll