Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Artan Sakaj dha dorëheqjen pas rënies nga Kategoria e Parë, Oriku zgjedh trajnerin për sezonin e ri

Shkruar nga NEWSPORT
Artan Sakaj dha dorëheqjen pas rënies nga Kategoria e Parë, Oriku

Oriku gjen trajnerin e ri. Skuadra vlonjate që sezonin tjetër do të luajë në Kategorinë e Dytë i ka besuar stolin, Besmir Shabanit. Pas rënies nga Kategoria e Parë, trajneri Artan Sakaj vendosi të largohej duke dhënë dorëheqjen nga ekipi, ndërsa drejtuesit e klubit nuk kanë humbur kohë dhe kanë gjetur trajnerin që do të drejtojë skuadrën për sezonin e ri.

Shabani është një emër i njohur për Orikun pasi e ka drejtuar këtë skuadër edhe në sezonin e kaluar, ndërsa tani ulet sërish në stol me misionin e qartë për të ngritur skuadrën në Kategorinë e Parë.

Njoftimi i Orikut:

"Klubi Oriku njofton se trajner i ekipit për sezonin futbollistik 2021- 2022 do të jetë Besmir Shabani. Gjithashtu, të gjithë lojtarët që kanë marrëdhënie kontraktuale me klubin, duhet të paraqiten ditën e hënë, ora 17:00, për fillimin e seancave stërvitore. Klubi u uron suksese të dyja palëve në këtë sezon".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga