Armando Vajushi ishte padyshim goditja e bujshme e Teutës në fundin e merkatos. Shkodrani ishte pa skuadër që nga merkato e verës dhe pas tentativash për të firmos me skuadra në Itali apo Rumani, por pa sukses. Në fund vendosi të rikthehej në Superligë me fanelën e Teutës. Shkodrani është stërvitur rregullisht me skuadrën dhe pritet të bëj debutimin e tij këtë fundjavë ndaj Kukësit. Në një prononcim për “RTSH Sport” Vajushi është shprehur se dëshiron të largohet sërish nga Shqipëria dhe kjo eksperinc do t’i shërbej si “trampolinë”.
Firma me Teutën? “Të them të drejtën, për 7 vite kam qenë jashtë. Në Shqipëri isha në bisedime me shumë ekipe, por në fund zgjodha të vij te Teuta, pasi ishte vendi i vetëm ku më kërkuan me ngulm. Drejtuesit më thanë se do më siguronin çdo gjë, dhe vendosa të vij këtu pasi më kërkuan me zemër. Këto katër muaj, kam si synim të luaj e të ndihmoj ekipin, si dhe të arrij objektivin personal, të iki sërish në një kampionat jashtë.”
Sfida ndaj Kukësit? “Është një ndeshje e vështirë, por nuk do të thotë se vendos sezonin tonë, pasi nuk është ndeshja e fundit. Në fushë do të bëjmë maksimumin për 3 pikët.”