Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka është i ftuar në emisionin "JAVA" në RTSH, ku është duke folur mbi Kombëtaren shqiptare, prapaskenat dhe dritë hijet tek kuqezinjtë. Në fjalën e tij presidenti Duka foli dhe për mundësinë e një derbi në stadiumin e ri.
U premtua për 100 vjetorin stadiumi por nuk u bë. Pse u bë pikërisht tani?
"Projekti ka filluar që në atë kohë. Projekti për të ndërtuar një stadium me inisiativë të FSHF, duke parë pamundësinë për të luajt tek stadiumi i vjetër i propozuam qeverisë për të gjetur mundësinë të ndërtonte një stadium pa përdorur paratë e buxhetit të shtetit. Kemi bërë disa tentativa në atë kohë
"Nëse do të bësh një stadium të tillë pa para nga buxheti i shtetit. Askush nuk do ta bënte një investim të tillë pa marrë një biznes. Investimi i qeverisë shqiptare është 0 euro. FSHF ka dhënë 10 milion euro ndërsa pjesa tjetër nga sipërmarrësi. Madje Bashkia Tiranë ka marrë 3 milion euro taksa", u shpreh Duka.
Derbi Tirana-Partizani në stadiumin "Air Albania"
Ne do mundohemi që stadiumi të jetë i hapur gjatë gjithë javës. Të jetë i vizitueshëm. Kemi një muze që tregon një pjesë të historisë. Stadiumin do ta përdorim për ndeshjet e Kampionatit shqiptar. Kemi një problem aktual. Fusha nuk është e lidhur plotësisht. Nuk ka marr atë lidhjen e duhur. Nëse fusha do të jetë gati do të ishte shumë bukur të luhet derbi i kryeqytetit", tha Duka.