
Vllaznia humbje dje 3-1 ndaj Shiroki Brijeg në transfertë. Dueli që vlente për Conference League do luajë aktin e dytë pas një jave në Shkodër, me kapitenin e kuqebluve që ka folur pas ndeshjes. Për mediet, Erdenis Gurishta ka treguar se arbitrimi ishte me tendencë kundër tyre qysh prej minutës së parë.
"Ishte një humbje e papritur, nuk e kishim menduar kështu. Nuk kam fjalë në këto momente, nuk dua të justifikohem por arbitri u pa që në minutën e parë që ishte tendecioz. Dy-tri faulla të padhëna, anësore gjithashtu. I thashë djemve që të kishin kujdes sepse ishte e dukshme që arbitri ishte tendecioz.
Edhe rastet e penalltive janë shumë faulla të lehta për penallti. E merituam të humbnim, por ai gol në fund n aka hapur shpresat dhe besojmë se do kthejmë ndeshjen. Në rastin e penalltisë që shkaktova unë, kishte kontakt të lehtë për ta dhënë penallti.
Të them të drejën, kur ishim 3-0 kishim 0 përqind shanse. Goli ka rihapur shanset, një gol I shpejtë në Shkodër dhe me dy gola shkojmë në shtesë duke parë që është hequr goli në fushën kundërshtare. Kemi shanse, duam edhe mbëhstetjen e tifozëve. Do shohim gabimet e sotme që kemi bërë dhe do riparojmë", tha Gurishta.