
Trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi, në një prononcim të dhënë për "Ora News" është shprehur se do të ishte i kënaqur nëse Arapi do i bashkohej Teutës, por më parë duhet të zgjidhë problemet me skuadrën e tij aktuale. Tekniku nuk e përjashton edhe mundësinë e nënshkrimit me një tjetër sulmues të një niveli shumë të lartë.
Patjetër për mua është i rëndësishëm sepse kthehet golashënuesi i ekipit, por patjetër që ka diçka që ai të kthehet në 100% e tij fizik. Patjetër që do më kënaq nëse Arapi do të zgjidh mosmarrëveshjet me klubin e tij. Një dëshirë e imja dhe e klubit, dhe shpresoj se shumë shpejt të na bashkohet. Nëse do na ofrohej një sulmues do të isha akoma dhe më i kënaqur."
Poll