
Skuadra e Apolonisë vijon përgatitjet intensive në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri 2016-2017. Në fokus të stafit teknik është përzgjedhja e lojtarëve të rinj, për të plotësuar dhe përmirësuar cilësinë e organikës. Shumë lojtarë janë në provë, si nga tregu shqiptar, ashtu dhe nga ai i huaj. Sipas klubit strategjia e tyre është që të zhvillojë karrierën e lojtarëve të rinj dhe të talentuar, ku më vonë mund të ndihmojnë kampionatin Shqiptar, duke u bërë elementë të rëndësishëm dhe të kërkuar.
Poll