Myrto Uzuni nuk do të jetë pjesë e Partizanit për sezonin e ardhshëm, të paktën deri ditën e sotme. Këtë e ka konfirmuar klubi fierak ku me anë të një komunikate zyrtare sqaron që mesfushori është i Apolonisë dhe asnjë klub nuk ka negociuar për të përfituar shërbimet e lojtarit. Drejtuesit fierakë shprehen të indinjuar për këtë situatë të futbollistit të tyre
“Nuk ka asnjë negociatë klub me klub për Uzunin apo për ndonjë lojtar tjetër. Klubi ynë ka kartonin e lojtarit dhe nuk është në dijeni të një kërkese të bërë dhe aq më shumë që të jetë pranë marrëveshjes. Jemi të indinjuar për këtë situatë të papranueshme, kur rrjete sociale dhe gazeta, pa kurrfarë burimi zyrtar flasin për një transferim të tillë”, shkruhej në komunikatën e Apolonisë.