Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Analizë e thellë për humbjen ndaj FLAMURTARIT, Daja dhe Skënderbeu nuk humbin kohë

Shkruar nga NEWSPORT
Analizë e thellë për humbjen ndaj FLAMURTARIT, Daja dhe

Sot, Skënderbeu ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore në kuadër të përgatitjeve për javën e 28-të të Superiores. Korçarët do të luajnë në transfertë përballë Flamurtarit dhe trajneri Ilir Daja nuk ka preferuar që të humbë kohë, por e ka zbritur menjëherë ekipin në fushë.

Sipas njoftimit të bërë në kanalin zyrtar, klubi bardhekuq lajmëron se me grupin është bashkuar Vangjeli, ndërsa Shehi, Lilaj dhe Radas vazhdojnë rikuperimin.

Vlen për t'u theksuar se para nisjes së seancës stërvitore, tekniku kryeqytetas ka bërë një analizë me detaje për humbjen e djeshme (1-0) ndaj vlonjatëve në Kupë.

Njoftimi i klubit të Skënderbeut:

Vetëm 24 orë pas humbjes ndaj Flamurtarit në takimin e parë gjysëmfinal të kupës, ekipi ka zbritur në fushë duke nisur zyrtarisht përgatitjet për takimin e radhës në Vlorë.

Fillimisht nën drejtimin e stafit teknik me në krye trajnerin Daja, ekipi ka zhvilluar një analizë të thelluar mbi humbjen e parë sezonale në 'shtëpi' dhe më pas i është drejtuar fushës stërvitore me bar natyral.

GJËNDJA E EKIPIT - "Për tu veçuar fakti që mbrojtësi, Kristi Vangjeli u bashkua sot plotësisht me grupin duke lënë pas dëmtimin në shpinë ndërkohë që kapiteni Orges Shehi, Lilaj dhe Radas vijojnë rikuperimin nën kujdesin e stafit mjekësor. Pas dëmtimit në kofshë, Radas me shumë mundësi do të bashkohet nesër me grupin dhe do të jetë gati për stafin në tansfertën e Vlorës"

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga