Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

ANALIZA TEKNIKE/ "Egbo gaboi me Karabecin, Batha në tribunë la Celhakën në hije", Skënder GEGA shpjegon fitoren e Kukësit

Shkruar nga NEWSPORT
ANALIZA TEKNIKE/ "Egbo gaboi me Karabecin, Batha në tribunë la

Skënder Gega ka analizuar teknikisht ndeshjen Tirana - Kukësi që përfundoi me rezultatin 1-2.

Trajneri tropojan i cili momentalisht është pa skuadër, shpjegoi pse bardheblutë u mposhtën sot nga verilindorët. Në panelin e Rubrikës Sportive, trajneri kampion u shpreh:

"Tirana pas ndryshimit dhe pas periudhës që e mori Egbo nuk besoja se do të kishte atë ndryshim. Është gjithë klubi që ka investuar. Siç janë përgjegjësitë ndahen dhe kontributet. Patjetër hyn edhe fati në momente të caktuara. Sot nuk treguan që janë ekipi me shumë eksperiencë. U nda ekipi në dysh. Pa hyrë te gjërat e Egbosë. Ndërrimi i Karabecit prishi ekuilibrat. Bashkë me Celhakën që ka bërë një sezon të mrekullueshëm, sot nuk u duk. Me Bathën kanë kohë që luajnë bashkë. Sot ishte një Tiranë që meritoi humbjen.

Sa i përket Kukësit, ndeshjet jashtë pa fushën tënde, ndikojnë. Tifozët janë armë e fortë. S'mund të shkosh në teatër pa publik brenda. Imagjino sikur të ishte stadiumi plot. Ka pasur luhatjet e veta si çdo ekip. Sot ishin të edukuar taktikisht. Unë kam folur me Gjicin, për një ngërç. Aty ka lojtarë, janë me emra. Kanë pasur ngërç taktikisht. Një ekip duhet të mbrojë, atë që bëmë ndoshta vjet ne te Partizani. Humbnim topin dhe ktheheshim të gjithë. Sot ishte dhe merita e Kukësit", u shpreh ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga