
Edmond Gëzdari po fliste për sulmuesin e Partizanit, Kaleb Ekuban. I ftuar në emisionin sportiv "Ora Skaner", analisti sportiv theksoi se italo-ganezi nuk është sulmues i parë, por mbështetës i sulmuesit pykë. Madje sipas Gëzdarit, Ekuban e ka zbuluar vetë këtë dhe të njëjtën gjë e tha edhe këshilltari i Demit, Luçiano Moxhi.
"Kaleb Ekuban nuk është sulmues pykë. Këtë e ka deklaruar edhe vetë ai. Jo më kot e tha dhe Moxhi. T'jemi realistë Moxhi e njeh futbollistin me hundë rreth 200 km larg. Ekuban është një lojtar kalibri dhe në qoftë se do të kishte një sulmues pykë, ai do të shpikte dhe do të bënte gjëra më të mira se kaq. Ka shpejtësi, driblim dhe saktësi", përfundoi Gëzdari.
Poll