Bledi Shkëmbi, trajneri i Teutës, në një prononcim për “Supersport”, ka folur mbi gjendjen e ekipit në këtë fazë përgatitore si dhe merkaton e klubit që deri tani nuk po bind shumë. Gjithashtu tekniku nuk la pa cekur edhe objektivat e skuadrës që janë kupat e Europës.
“Çdo gjë po shkon mirë, është më e rëndësishme në këtë fazë përgatitore që nuk kemi lëndime. Të gjithë futbollistët po marrin ngarkesën e duhur fizike.
Pyetjes për afrimin e Vasiliev tekniku iu përgjigjë: “Nuk do të ishte korrekte nëse do të përmendja emra. E rëndësishme është që sa më shpejt të mbyllim një sulmues, ndoshta edhe dy, për të qenë gati për kampionatit. Mund të ketë përforcime edhe në ndonjë repart tjetër, sigurisht nëse do të ketë cilësitë e duhura”.
Gjithashtu Shkëmbi i është përgjigjur dhe pyetjes për vendin e tretë: “Patjetër që do të firmosja, por e di shumë mirë, ndoshta si futbollist dhe jo si trajner, që llogaritë bëhen në fund, jo pas dy fazave. Kemi bërë diçka të mirë deri tani”.