
Shumë persona humbën jetën në aksidentin tragjik të ndodhur pak ditë më parë në Bullgari. Autobusi ishte pjesë e Kompanisë “Besa Trans”, të cilës menjëherë i është hequr licensa. Të shumtë kanë qënë ata që kanë patur pakënaqësi për pasigurinë me të cilin lëviznin autobusët e kësaj linje transporti, e një nga ato ka qënë edhe atletja Drita Islami. Islami shkruan një postim në facebook ku ndan me ndjekësit një histori të sajën. Ajo bën me dije ndër rreshta se në një rast në vitin 2019 autobusi i “Besa Trans” nuk e kishte kaluar testin e frenimit. Gjithashtu, shtoi se policia bullgare korruptohej me 10 euro.
Postimi:
Fillimisht dua të shprehi ngushëllime për familjarët e viktimave, Zoti I mëshiroft ata që ndruan jetë kurse familjarëve ju dhëntë durim ta përballojnë këtë sprovë! -E ndjej të nevojshme ta ndaj këtë eksperienc jo të mirë me ju, pasiqë bëhet fjal për të njejtin agjension që shuajti jetën e 45 personave në aksidentin e ndodhur në Bullgari.-Në vitin 2019, kur më duhej të udhëtoja deri në Aeroportin e Sofjes, po kjo kompani ishte ajo prej së cilës bleva biletë. Mjeti i tyre transportues u ndalua nga policia për kontrollim teknik. Policia e kishte ndaluar edhe 2 her të tjera gjat të njejtës javë por e kishin lëshuar disi, por kësaj rradhe JO. Bashkë me pesë udhëtar të tjerë, ishim dëshmitar që ky mjet transporti i kësaj kompanie, nuk e kaloi testin për frenimkurse freni i dorës nuk ishte në funksion fare -Më pas, u detyruam të vazhdojmë udhëtimin me mjet tjetër privat, ja që vozitësi i këtij mjeti, në fakt, ishte vozitës "hua" i kësaj kompie në rast se mjetet e tyre nuk e kalojnë kontrollimin me sukses, transportohen me këtë mjet, vetur normale për 5 persona, kurse ne bashk me vozitësin ishim 7, i cili na rrezikoi jetët dona disa her gjat rruges, duke u ndaluar nga policia bullgare për tejkalim shpejtësie dhe i korruptonte me vetëm 10€ Do të thotë, kjo kompani asnjëherë nuk ka tentuar t'i rregullojë problemet teknike të mjetëve të tyre, dhe nuk mban përgjegjsi për jetën e udhëtarëve.-Po e paguajmë çmimin e mos të mbajturit përgjegjës njerëzit për gabimet e tyre, edhe atë me çfarë çmimi se!-Për mua ishte hera e par dhe e fundit që udhtova me këtë kompani, pasi që isha vet dëshmitare se kjo kompani mban 0 përgjegjsi për jetën e udhëtarve!!!