
Skënderbeu nuk ka po kalon aspak një moment të mirë në kampionat. Korçarët u mundën me rezultatin e thellë 4-0 nga Partizani, ndërsa do të ketë një tjetër sfidë delikate pasi këtë herë përballë do të kenë Laçin. Edhe për këtë takim, trajneri Julian Ahmataj do të ketë sërish mungesa dhe grupi nuk është i plotë.
Kapiteni Jorgo Meksi është mungesë e sigurtë pasi është infektuar me covid-19, ndërsa Mensah është i pezulluar. Lojtari u dënua me dy ndeshje pezullim nga Disiplina dhe mungoi në ndeshjen e fundit ndaj të kuqve, por klubi duhet të paguajë gjysmën e mbetur të dënimit në mënyrë që Mensah të jetë në fushë ndaj Laçit. Sfida ndaj kurbinasve do të luhet ditën e shtunë në orën 13:45 në stadiumin Skënderbeu.