Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Agostinelin e kënaqin tre pikët, zbulon pse nuk aktivizohet Latifi

Shkruar nga NEWSPORT
Agostinelin e kënaqin tre pikët, zbulon pse nuk aktivizohet Latifi

Trajneri Andrea Agostineli ka folur pas takimit ndërmjet Skënderbeut dhe Luftëtarin, ku bardhekuqtë triumfuan me rezultatin e ngushtë 1-0. Trajneri italian nuk u duk shumë i lumtur me lojën e ekipit, ku vuri theksin për problemet në finalizim. Gjithashtu Agostineli u shpreh se dëshiron një rritje të lojës nga lojtarët e tij, ndryshe do të jetë e vështirë për ndeshje të bukur.

"Zhvilluam një ndeshje relativisht të mirë ndaj Luftëtarit. Më kënaqin tre pikët, por jo plotësisht loja që zhvilluam pasi kemi probleme në finalizim. Do ta kishim thelluar rezultatin nëse futbollistët e mi do të ishin më konkretë në rastet që iu dhanë. Megjithatë shpresoj dhe besoj te një rritje e ekipit tim në mënyrë që t'i japim edhe publikut një ndeshje të bukur. Për sa i përket Latifit dua të them se nuk ka asgjë personale. E kam parë pak të lodhur dhe prandaj e ula në stol", përfundoi Agostineli për mikrofonin e Supersport.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga