
Trajneri italian i Skënderbeut, Andrea Agostineli, prej disa ditësh ka filluar përgatitjet me Skënderbeun në kuadër të sezonit të ri fubollistik, por ai duket se nuk është i përqëndruar vetëm te puna me korçarët, pasi gjithnjë qëndron i informuar mbi zhvillimet e futbollit italian.
Së fundmi ai ka folur për një radio italiane ku ka gjetur mundësinë të flasë mbi gjendjen e skuadrës së Interit.
"Ikardi është e drejtë që të vlejë 60-70 milion euro pasi shitja e Higuain dihet që do e rriste edhe çmimin e Ikardit. Megjithatë nuk besoj se Interi do ta shesë pasi do tregonte shenja të një ekipi të dobët. Blerja e Kandrevës është një lëvizje shumë e mirë pasi futbollisti ka treguar cilësi të mëdha te Lacio dhe e meritonte të lëviste në një klub me emër tashmë", ka thënë Agostineli.