
Skënderbeu do të luajë këtë fundjavë në shtëpi kundër Korabit, ndeshje e vlefshme për javën e 11-të të Superiores. Kampionët vijnë në këtë sfidë entuziastë pas fitores 3-0 në Kupë ndaj Apolonisë. Trajneri
Agostineli përdori një skemë sulmuese ndaj fierakëve, të cilën me shumë mundësi do e përdorë edhe ndaj dibranëve. Italiani, përveç fitoreve, tashmë kërkon të shënojë shumë gola për të kënaqur presidentin Takaj. Në këtë mënyrë korçarët priten të rreshtohen me një skemë 4-2-4 ndaj Korabit, ku në majën do të jenë Salihi dhe Xhejms.
Poll