Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Agostineli flet para Korabit: Ja çfarë ka ndryshuar te Skënderbeu im pas ultimatumit të Takajt

Shkruar nga NEWSPORT
Agostineli flet para Korabit: Ja çfarë ka ndryshuar te

Trajneri i Skënderbeut flet para ndeshjes kundër Korabit, sfidë e vlefshme për javën e 11-të të Superligës që do të luhet nesër në Korçë.

Në intervistën e botuar edhe në faqen zyrtare të klubit bardhebkuq në internet,  Andrea Agostineli ka deklaruar se fitorja është detyrim nisur nga rezultatet negative të javëve të fundit dhe se ekipi është gati dhe i karikuar për të bërë kthesën.

Sipas trajnerit të Skënderbeut, ekipi i tij duhet të ketë kujdes Korabin për arsye se: "Ndryshimi i trajnerit për disa ekipe është i rëndësishëm dhe jep motivim lojtarëve", duke iu referuar faktit se nesër dibranët do të drejtohen për herë të parë nga trajneri Gerd Haxhiu që mori këtë detyrë pak ditë më parë.

Mister, dy javë kohë në dispozicion për të përgatitur këtë takim. A jeni gati?

Po, padyshim, kemi pasur kohë shumë që të përgatitemi dhe normalisht që jemi gati. Do të ishte një mëkat nëse do të thoshim të kundërtën, por ekipi është gati tashmë unë i kam parë të karrikuar.

Vijmë pas humbjes në Vlorë në kampionat kjo do të thotë se duhet rikthimi tek fitorja?

Po vijmë nga një humbje dhe duhet të tregojmë se kemi bërë kthesën. Shpresojmë që me pushimin e kampionatit të kemi rikueruar por do të shohim në fushë ndryshimet dhe reflektimin.

E kemi parë ekipin të ndarë në dysh, do të thotë që jeni stërvitur me formacionin?

Jo kam dashur të marrë më shumë hapësirë për të testuar disa gjëra. E kam zgjedhur këtë për të bërë një punë më me shumë kualitete

Fiton sot Skënderbeu me Korabin?

Skënderbeu duhet të fitojë.

Presidenti Takaj ka thënë se do të fitojë patjetër?

Atëherë dhe unë jam dakord me presidentin, besoj se ka të drejtë.

Çfarë keni ndryshuar tek Skënderbeu këto javë?

Jam përpjekur të përmirësoj disi ekipin në aspektin fizik dhe padyshim jam marrë shumë në aspektin taktik dhe besoj se kemi arritur mirë të marrim formën e duhur për të qenë gati për nesër.

Duke parë që fitorja është kushti i vetëm, do të thotë se do të luani me shumë sulmues?

Nesër ne do të luajmë me një ekip që duhet të shkojë në mesfushën e kundërshtarit me të paktën shtatë lojtarë dhe kjo tashmë është një fakt.

I druheni Korabit?

Jo, unë nuk kam frikë nga Korabi por kam një respekt të madh për këtë ekip. Por mendoj shumë për ekipin tim dhe besoj se do të bëjnë punën e duhur.

Në Kupë fituat por kampionati mbetet ende pa fitore, si është ekipi psikologjikisht?

Shikoni, kupa është diçka tjetër dhe normalisht e kemi mbyllur atë kapitull pavarësisht se këtë javë tregoi që edhe në kupë mund të kesh surpriza. Për tani moral i ekipi është më i lartë dhe jemi ngritur disi psikologjikisht pas humbjes në Vlorë, ndërsa tani duhet të tregojmë në fushë se duhet të jemi Skënderbeu i madh që të gjithë presin të shikojnë.

Kundër Apolonisë keni provuar 4-2-4 si skemë lojë. Do të luani kështu edhe me Korabin?

Padyshim skema 4-2-4 është një vendosje në fushë që mua më pëlqen shumë dhe sigurisht duhet të kemi mjaft balanca sepse jemi shumë ofensivë kështu. Por duhet të vrapojmë të gjithë që të funksionojmë mirë. Korabi vjen në Korçë me presionin e renditjes. Korabi vjen në vështirësi nga klasifikimi ndërsa ne nga një ecuri jo e mirë kështu që nëse ata janë të mërzitur një herë ne jemi 100 herë. Duhet të tregojmë kujdes sepse ndryshimi i trajnerit për disa ekipe është i rëndësishëm dhe jep motivim lojtarëve por mund të them vetëm që ne duhet të jemi më të mirët në fushë dhe kaq.

Si do të jetë ky takim pa tifozët?

Mungesa e tifozëve padyshim që është një mangësi e madhe jo vetëm për ne por për çdo ekip që luan në shtëpi. Do të jetë një minus për ne dhe një plus për kundërshtarin.

Sa presion keni para këtij takimi?

Normalisht që do të kesh presion gjithmonë, pasi ky është zanati jonë. Unë e di shumë mirë që kur humb presioni është prezent. Do të mundohemi që të fitojë dhe të jemi më të qetë. Personalisht mendoj se di se si të bëj ballë dhe si ti menaxhoj.

Gjatë kësaj jave keni ndarë ekipin në dy grupe dhe në orare të veçanta përse keni vepruar kështu?

 

Nuk e di nëse për ju është diçka jo normale. Unë shpesh e praktikoj një gjë të tillë për të marrë sa më shumë nga ekipi dhe për të përmirësuar kualitetin e punës. Normalisht do të duhet të jesh dy herë në fushë por për mua nuk ka problem pasi mund të qëndroj edhe tete herë pa u lodhur aspak.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga