
Andi Matraxhiu ka postuar një status në llogarinë e tij në facebook, ku analizon ndeshjen e sotme të Skënderbeut. Agjenti i njohur i FIFA-s deklaron se modestët e Andorës u nënvlerësuan nga ekipi korçar, por edhe nga gazetarët e ndryshëm. Përmes një postimi në facebook-un e tij, Matraxhiu shkruante:
"Skenderbeu kishte dy armiq: Vapen dhe opinionin: Luajme ndaj taksixhinjeve dhe kamariereve.
Por ata nuk luajne ne fushe duke i dhene makines dhe as me tabaka ne duar!
Ndersa Partizani kishte perball nje ekip shume te fresket nga ana fizike, por edhe shume mire i vendosur taktikisht.
Pika e dobet e Partizanit ishte ajo e lojtarit "ekran", sic e quajme ne shkaterrues. Ikja e Ramadanit kerkon zevendesues. Gjithashtu, edhe nga ana fizike te kuqte nuk ishin te fresket.
Por futbolli njeh dhe humbje dhe ndonjehere eshte me mire ti japesh doren kundershtarit.
Me vjen keq te konstatoj, por disa lojtare te Partizanit, te ashtequajtur gjeneral nuk vraponin fare ne fushe. Nderkohe qe aktivizimi i djemve te rinj, sidomos Filit i dha tjeter ritem lojes, edhe pse pa rezultat.
Tashme kjo ndeshje sherben per nje alarm ne kampin e kuq se duhen ndryshime rrenjesore.
Mekat nese dikush qe e pandeh veten dashamires i Partizanit, e sulmon ekipin perpara, gjate dhe pas ndeshjes...
Por keto sulme jane normale sepse gjithmon pas kalit te shpejte ngrihet pluhur...
Partizani nuk duhet te demoralizohet per nje humbje, por ta marre si mesim te mire per te vene kohen perpara me hapa te sigurte dhe kembengulje si ne pergatitjet e ekipit brenda dhe jashte fushe, por edhe ne merkato...aty ku Moxhi pritet te sjelle "Ibrahimoviça"...", përfundon ai.