
Angjenti i portierit 17 vjeçar, Mino Raiola ka lëshuar një deklaratë ndaj drejtuesve të klubit të Milanit, nga të cilët kërkon 10 milionë euro në sezon për portierin që ai mbikqyr. Prej disa ditësh rinovimi i kontratës së talentit të ri është bërë çështje e madhe brenda kampit.
Nga njëra anë Milani nuk kërkon që Gianluigi Donnarumma të largohet, por nga ana tjetër agjenti i lojtari ka vendosur një kusht që vështirë se plotësohet.
Si duket, klubi do të ketë shumë problem, pasi shumë skuadra të mëdha e duan Donnarummën, i cili po kalon një edicion të jashtëzakonshëm. Për të janë hedhur Barcelona, Real Madrid dhe Juventus, që kërkojnë afrimin e portierit në ekipet e tyre.
Lajmin e ka bërë të ditur "The Sun" dhe kjo gjë ka tronditur drejtuesit e klubit që nuk dinë çfarë të bëjnë, sepse nëse këta të fundit nuk plotësojnë kushtet, ekipet e tjera që kanë shfaqur interes do të lodhen më pak për të transferuar 17 vjeçarin.
Në rast se klubi vendos të shesë Donnarummën, do të përfitojë 50 milionë euro, aq sa vlen dhe kartoni i tij.