
Prezantimi i trajnerit Shpëtim Duro në krye të Flamurtarit ka sjellë një konferencë të transmetuar live në Supersport.
Çudia më e madhe e kësaj konference ishte se askush nuk ishte aty për ta moderuar atë. Fjalën i pari e mori administratori Idrizi, më pas Duro kërkoi nga gazetarët ti bënin pyetje por nuk vijoi kështu. Sërish Idrizi mori fjalën për të bërë edhe replika me gazetarët.
“Fol ti, pyet ti tjetri, nuk je mirë me memorien, llafe kafenesh, gazetar kafenesh, shko te tatimet, e di unë për ça pyet ti, e di unë ça përgjigje do ti, e do në ligjëratë të drejtë apo me presje”, kanë qenë disa nga shprehit e përdorura nga Idrizi që nuk ka kursyer ironinë për gazetarët e pranishëm të cilët në fund i ka falenderuar për pjesëmarrjen.